Bashkërenditje të Ngjarjeve në Kohë Reale
Motori i fuqishëm i bashkërendimit EventLog Analyzer identifikon efektshmërisht motivet e përcaktuara të sulmeve brenda evidencave tuaja. Moduli i bashkërendimit të tij ofron më tepër se 20 rregulla të paracaktuara bashkërenditje që ndihmojnë zbulimin e kërcënimeve të mundshme, dhe një ndërtues rregulli lehtësisht të përdorshëm që siguron një listë kategorike të veprimeve të rrjetit që ju mund ti zvarritni dhe lëshoni sipas rradhës që dëshironi.
EventLog Analyzer siguron gjithashtu raporte të hollësishme për çdo motiv/model sulmi, një raport të përmbledhur të gjithë sulmeve të zbuluara, dhe një vijë kohore që tregon vargëzimin kronologjik të evidencave për çdo motiv sulmi të identifikuar.
Raportet e Pajtueshmërisë
EventLog Analyzer ju lejon të gjeneroni raporte të paracaktuara si PCI DSS, FISMA, GLBA, SOX, HIPAA, ISO 27001, GDPR etj., duke monitoruar të dhënat e rrjetit tuaj në kohë reale. Zgjidhja ndihmon organizatat të ruajnë evidencat e të dhënave për një periudhë kohe të përshtatur. Arkivimi i të dhënave të evidencës për një periudhë kohe elastike ndihmon administratorët të kryejnë analiza shkencore dhe të përmbushin kërkesat e pajtueshmërisë së auditit.
Mbledhja Universale e Evidencës
EventLog Analyzer mbledh evidencat nga burime të ndryshme përfshirë serverat Windows dhe stacionet e punës, sistemet Linux dhe Unix, pajisjet e rrjetit të punës, aplikacionet, zgjidhjet inteligjente për kërcënimet, dhe skanerat e dobësisë. Plus, EventLog Analyzer analizuesi i evidencave dëshifron çdo të dhënë evidence pavarësisht nga burimi dhe formati i evidencës.