Support
 
Support Get Quote
 
 
 
 

Menaxhimi i Identifikimit të Aplikacionit

Monitorim i Ditarëve të Aplikacioneve, mjet Analizimi dhe Raportimi

Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve është një mjet gjithëpërfshirës monitorimi dhe raportimi për ditarët e aplikacioneve që mbledh, analizon dhe ndërlidh çdo të dhënë të ditarëve të aplikacioneve dhe siguron njohuri të zbatueshme me raporte të parashpjeguara. Administratorët dhe profesionistët e sigurisë mund t’i përdorin këto raporte për të identifikuar aktivitete anomale të përdoruesve, dështim të aplikacioneve për zgjidhjen e problemeve dhe zbulon kërcënimet ndaj sigurisë.

Kjo zgjidhje monitoron aplikacione për serverë të uebit të tilla, si IIS dhe Apache, baza të dhënash përfshirë MS SQL dhe Oracle, aplikacionet DHCP etj. Për më tepër, me analizuesin e tij të personalizuar të ditarëve, ky mjet mund të shqyrtojë dhe të analizojë çdo të dhënë të personalizuar ose të brendshme të ditarëve të aplikacioneve. Paneli i kësaj zgjidhjeje për njoftimet në kohë reale siguron alarme në kohë reale për çdo anomali në aplikacion dhe kështu ndihmon për të zvogëluar sulmet ndaj sigurisë së aplikacionit. Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve përmban gjithashtu një motor të fuqishëm ndërlidhjeje për të zbuluar gjurmët e sulmeve ndaj sigurisë nëpër pajisjet e rrjeteve, serverë dhe aplikacione.

Raporte Analizash të Ditarëve të Serverëve UEB IIS W3C

IIS W3C Web Server Logs Analysis Reports

Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve kryen analizë të efektshme të ditarëve të aplikacioneve për serverët ueb IIS, siguron raporte të parashpjeguara që japin informacione për gabimet HTTP që ndodhin në serverin ueb, sulmet ndaj sigurisë, URL keqdashëse e shumë të tjera.

Ky mjet për analize dhe raportimi i ditarëve të aplikacioneve siguron gjithashtu alarme në kohë reale për sulmet injektuese SQL, sulmet DDoS dhe sulmet e skriptimit ndër-sajte që kanë shënjestër serverët ueb IIS.

Raporte Analizash të Ditarëve të Serverëve IIS W3C, FTP

IIS W3C FTP Server Logs Analysis Reports

Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve mbledh, monitoron dhe gjurmon ditarët e serverëve të aplikacioneve IIS, FTP. Ai jep raporte të detajuara për qasjen e përdoruesve në serverët IIS FTP, ngarkimet, shkarkimet e skedarëve, hollësi për transferimin e skedarëve e shumë të tjera. Ky mjet analize dhe raportimi për ditarët e aplikacioneve të serverëve IIS FTP përmban gjithashtu një panel të parandërtuar alarmesh që dërgon njoftime në kohë reale për shkarkime të dështuara dhe transferime kritike skedarësh.

Raporte Analizash të Ditarëve MS SQL

MS SQL Logs Analysis Reports

Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve të garanton që baza e të dhënave MSSQL është e sigurt nëpërmjet raporteve gjithëpërfshirëse të parashpjeguara dhe profileve me alarme. Kjo zgjidhje siguron njohuri të thellë për çdo ngjarje kritike që ndodh në bazën tënde të të dhënave, përfshirë edhe aktivitetet në serverin e bazës së të dhënave të tua, në formën e raporteve grafike të kuptueshme. Profilet me alarme garantojnë që të njoftohesh për ngjarje që mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë e bazës së të dhënave, si për shembull një abuzim privilegjesh.

Raporte për Serverët Ueb Apache

Apache Web Server Reports

Raportet e Ditarëve të Serverëve Ueb Apache japin njohuri të plotë për trajtimin e kërkesave nga klienti në serverin ueb. Raporte të detajuara për kërkesat e trajtuara me sukses, kërkesat me gabimet e klientëve, kërkesat me gabimet e serverëve dhe kërkesat që çojnë në ridrejtim. Raporte sigurojnë hollësi për klientët si adresa IP, kodin e statusit të kërkesës së shërbyer, referuesin, agjentin e përdoruesit dhe numrin e ngjarjeve.

Raporte Analizash të Ditarëve të Drejtpërdrejta të Inspektimit Oracle

Oracle Live Audit Logs Analysis

Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve ndihmon për të thjeshtuar procesin e mbledhjes, monitorimit, gjurmimit dhe gjenerimit të raporteve bazuar në ditarë të drejtpërdrejtë Oracle. Disponohen edhe raporte të parapërgatitura për të cilat nuk kërkohet konfigurim shtesë dhe ato sigurojnë paraqitje grafike të kuptueshme për statistikat e rëndësishme të ditarëve. Kjo ndihmon për pakësimin e sulmeve të tilla, si injektimet SQL dhe DoS.

Raporte për Serverët e Printimit

Print Server Logs Report

Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve lehtëson menaxhimin e Ditarëve të Serverëve të Printimit dhe rrit sigurinë duke ofruar mundësinë për të gjurmuar dhe monitoruar çdo dokument që shtypet në printerin tënd. Gjithashtu, ke mundësinë për të gjurmuar përdoruesit dhe shpeshtësinë e përdorimit. Kjo ndihmon për të gjeneruar raporte të tilla, si dokumenti më i shtypur, bazuar në tendencën e aktiviteteve të përdoruesve dhe të printerit.

Raporte Analizash të Ditarëve DHCP Windows

DHCP Windows Logs Analysis

Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve inspekton serverët DHCP Windows në mënyrë parapërgatitore. Raportet e parashpjeguara gjenerohen automatikisht pasi i shtohet serveri DHCP Analizuesit të Ditarëve të Ngjarjeve. Kjo pakëson me efektshmëri punën e inspektimit nëpër ditarë shumë të mëdhenj. Kjo ndihmon edhe për gjenerimin e raporteve të bazuara te klientët kryesorë dhe shpeshtësia e gabimeve.

Raporte Analizash të Ditarëve DHCP Linux

DHCP Linux Logs Analysis Reports

Raportet e Ditarëve DHCP Linux nga Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve sigurojnë raporte gjithëpërfshirëse të integruara të tilla, si adresa kryesore MAC, porta kryesore e përdorur dhe vlerësime negative për të gjurmuar dhe monitoruar ditarët e gjeneruar nga DHCP Linux. Administratorët do të jenë në gjendje të gjurmojnë të gjitha ndryshimet duke parë raportet intuitive të të gjitha ngjarjeve të gjeneruar nga serveri DHCP.

Video shoqëruese
Veçori të tjera

Menaxhimi i ditarëve të sistemeve

Mbledh dhe analizon të dhëna për ditarët e sistemeve nga ruterët, shpërndarësit, firewall-ët, serverët IDS/IPS, Linux/Unix etj. Merr raporte të hollësishme për çdo ngjarje të sigurisë. Merr alarme në kohë reale për anomali dhe shkelje.

Monitorimi i ditarëve të ngjarjeve në Windows

Analizon të dhënat e ditarëve të ngjarjeve për të zbuluar ngjarje të sigurisë të tilla, si ndryshime të skedarëve/dosjeve, ndryshime në regjistër etj. Studion në hollësi sulmet DDoS, Flood, Syn dhe Spoof me raporte të paracaktuara.

Menaxhimi i pajtueshmërisë me TI-në

Pajtohet me kërkesat e rrepta të mandateve rregullatore, si PCI DSS, FISMA, HIPAA etj, nëpërmjet raporteve të parashpjeguara & alarmeve. Personalizon raportet ekzistuese ose krijon raporte të reja që të plotësojë nevojat e brendshme të sigurisë.

Monitorimi i Ditarëve të Active Directory

Monitoron të gjitha llojet e të dhënave të ditarëve nga infrastruktura e Active Directory. Gjurmon në kohë reale incidentet e dështimeve dhe krijon raporte të personalizuara për të monitoruar ngjarje specifike të Active Directory që të interesojnë.

Monitorimi i përdoruesve të privilegjuar

Monitoron dhe gjurmon aktivitetet e përdoruesve të privilegjuar që të përputhet me kërkesat e MIPP-së. Merr raporte të parapërgatitura për aktivitete kritike, si dështime për t’u futur në sistem, arsyen e dështimit për t’u futur etj.

Menaxhimi i Serverëve të Printimit

Monitoron dhe inspekton serverin e printimit me raporte të detajuara për dokumentet e shtypura, tentativat për të shtypur dokumente pa lejen e duhur, shtypje të dështuara dhe shkaqet e tyre etj.

Të Nevojiten Veçori? Na Thuaj
Nëse dëshiron të shohësh veçori të tjera të përfshira në Analizuesin e Ditarëve të Ngjarjeve, do të dëshironim shumë t’i dinim. Kliko këtu për të vazhduar

 

Keep calm and prepare for GDPR.
Get our 'Security admin's survival
guide to the GDPR.'

EventLog Analyzer Trusted By

Los Alamos National Bank Michigan State University
Panasonic Comcast
Oklahoma State University IBM
Accenture Bank of America
Infosys
Ernst Young

Customer Speaks

  • Credit Union of Denver has been using EventLog Analyzer for more than four years for our internal user activity monitoring. EventLog Analyzer provides great value as a network forensic tool and for regulatory due diligence. This product can rapidly be scaled to meet our dynamic business needs.
    Benjamin Shumaker
    Vice President of IT / ISO
    Credit Union of Denver
  • The best thing, I like about the application, is the well structured GUI and the automated reports. This is a great help for network engineers to monitor all the devices in a single dashboard. The canned reports are a clever piece of work.
    Joseph Graziano, MCSE CCA VCP
    Senior Network Engineer
    Citadel
  • EventLog Analyzer has been a good event log reporting and alerting solution for our information technology needs. It minimizes the amount of time we spent on filtering through event logs and provides almost near real-time notification of administratively defined alerts.
    Joseph E. Veretto
    Operations Review Specialist
    Office of Information System
    Florida Department of Transportation
  • Windows Event logs and device Syslogs are a real time synopsis of what is happening on a computer or network. EventLog Analyzer is an economical, functional and easy-to-utilize tool that allows me to know what is going on in the network by pushing alerts and reports, both in real time and scheduled. It is a premium software Intrusion Detection System application.
    Jim Lloyd
    Information Systems Manager
    First Mountain Bank

Awards and Recognitions

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •