Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve siguron një menaxhim të plotë të ditarëve me metoda me dhe pa agjent të grumbullimit të ditarëve, analizë të personalizuar të ditarëve, analizë të plotë të ditarëve me raporte dhe alarme, një motor të fuqishëm për kërkimin e ditarëve dhe opsione elastike të arkivimit të ditarëve.
Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve të lejon të inspektosh të gjitha serverët e aplikacioneve kritike. Me raporte të parashpjeguara për aplikacionet e renditura këtu, kjo zgjidhje të lejon gjithashtu të monitorosh aplikacionet e personalizuara. Analizuesi i tij i fuqishëm i ditarëve të personalizuar mundëson të analizosh dhe të vlerësosh lehtë formatet e ditarëve të personalizuar.
Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve monitoron të gjitha pajisjet e tua të rëndësishme të rrjetit si firewall-ët, ruterët dhe shpërndarësit. Kjo zgjidhje siguron raporte të parashpjeguara për të gjitha ruterët dhe shpërndarësit e tu Cisco, si edhe firewall-ët Cisco, SonicWall, Palo Alto Networks, Juniper, Fortinet, NetScreen, Sophos, Check Point, WatchGuard dhe Barracuda.
Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve të mundëson të pajtohesh lehtë me një larmi politikash rregullatore, domethënë PCI DSS, ISO 27001, GLBA, SOX, FISMA, HIPAA, dhe me politikën e sapokrijuar RRPMDH. Kjo zgjidhje merr parasysh gjithashtu nevojat e së ardhmes duke të mundësuar të krijosh raporte të personalizuara të pajtueshmërisë për politikat e reja të pajtueshmërisë.
Me menaxhim gjithëpërfshirës të ditarëve ndërthurur me veçori të shumta të sigurisë, Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve është një platformë e përsosur MINS për rrjetin tënd. Veçori të sigurisë si, hetimi i hollësishëm i ditarëve, njohuria për kërcënimet, pakësimi i kërcënimeve të jashtme me anë të inspektimit të skanuesve të cenueshmërisë dhe të aplikacioneve kundër kërcënimeve, e bëjnë këtë zgjidhje një zgjedhje ideale për të siguruar rrjetin tënd dhe për ta ruajtur kundër përpjekjeve të padëshiruara për ta cenuar dhe vjedhjes së të dhënave kritike.
Paneli i raportimit të Analizuesit të Ditarëve të Ngjarjeve kuptohet tejet lehtë, me qindra raporte të parashpjeguara për të plotësuar të gjitha nevojat e tua të inspektimit, të cilat mund të personalizohen, të programohen dhe të shpërndahen sipas kërkesës tënde. Raportet trajtojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse rrjetin, përfshirë Windows, Unix/Linux, IBM AS/400, platformat cloud, sistemet e menaxhimit të cenueshmërisë, si edhe skedarët dhe dosjet e tua kritike.