Monitorimi i Ditarëve të Ngjarjeve në Windows
Shumica e cenimeve të mëdha të të dhënave ndodhin nga punonjësit e brendshëm, megjithatë organizatat nuk arrijnë të monitorojnë aktivitetet e rrjetit të brendshëm.
Monitorimi i aktiviteteve të rrjetit të brendshëm është bërë kërkesa kryesore e organizatave - të mëdha a të vogla. Për ta siguruar rrjetin nga cenimet dhe kërcënimet, organizatat duhet të marrin masa parandaluese për të garantuar sigurinë e rrjetit dhe të të dhënave të tyre. Monitorimi i të dhënave të ditarëve të ngjarjeve është mënyra më e saktë për të zbuluar anomali në rrjet, përpjekje për të cenuar të dhënat dhe për të gjurmuar ndërhyrësit në rrjet.
Pakëson Kërcënimet e Brendshme duke Monitoruar të Dhënat e Ditarëve të Ngjarjeve
Shumica e organizatave kanë një mjedis me rrjete që përfshin serverët Windows dhe stacionet e punës. Sistemet operative Microsoft Windows gjenerojnë një larmi ditarësh të ngjarjeve dhe këta ditarë nëse monitorohen, mund t’i ndihmojnë administratorët e rrjeteve të sigurojnë rrjetin e tyre nga kërcënimet e brendshme dhe për të kryer hetime të hollësishme të ditarëve. Ditarët e ngjarjeve përmbajnë informacione jetike, si hyrje të dështuara në sistem, dështime për t’u futur në sistem, orvatje të dështuara për të pasur qasje në skedarë të sigurt, manipulim të ditarëve të sigurisë etj, të cilat të ndihmojnë ta ruash organizatën tënde të sigurt nga kërcënimet në rrjet.
Ditarët e ngjarjeve gjenerohen në formatet EVT dhe EVTX. Versionet Windows NT, XP, 2000 dhe 2003 për serverët dhe stacionet e punës përputhen me formatin EVT të ditarëve, kurse versionet Windows Vista dhe Server 2008 përdorin formatin EVTX të ditarëve. Monitorimi i këtyre ditarëve të ngjarjeve të Windows (në formatet EVT dhe EVTX) në versione të shumëfishta Window bëhet i vështirë për administratorët e rrjeteve dhe monitorimi manual i këtyre të dhënave të ditarëve të ngjarjeve është një punë tejet e madhe dhe që të harxhon kohë.
Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve Automatizon Monitorimin e Ditarëve të Ngjarjeve
Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve - Një softuer për monitorimin e ditarëve të ngjarjeve që siguron një monitorim të plotë të ditarëve të ngjarjeve. Ai mbledh, analizon, raporton dhe arkivon të dhënat e ditarëve të ngjarjeve të gjeneruara nga rrjeti Windows i ndërmarrjes tënde - Serverët dhe stacionet e punës. Ky softuer për monitorimin e Ditarëve të Ngjarjeve përputhet me të gjitha format e ditarëve të ngjarjeve Windows (EVT dhe EVTX) që gjenerohen nga sisteme të ndryshme operative Windows, si:
- Windows 2003 Server
- Windows 2008
- Windows NT
- Windows 2000
- Windows XP
- Windows Vista
- Windows 7
- Dhe të gjitha sistemet e tjera operative Windows
Të dhënat e ditarëve të ngjarjeve mblidhen duke përdorur teknologji pa agjentë në të gjitha pajisjet Windows. Të dhënat e ditarëve të ngjarjeve monitorohen dhe analizohen në vendndodhjen qendrore - Serveri i Analizuesit të Ditarëve të Ngjarjeve. Ky softuer për monitorimin e ditarëve të Windows është i aftë të monitorojë ditarë ngjarjesh në të gjitha serverët dhe stacionet e punës Windows në rrjetin tënd dhe të njofton në kohë reale me sms ose email kur ndodhin anomali rrjeti në rrjetin tënd.
Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve - Dobitë e Mjetit për Monitorimin e Ditarëve të Ngjarjeve:
- Grumbullim i Ditarëve të Ngjarjeve pa Agjentë - Mundësia për të grumbulluar, normalizuar, monitoruar, analizuar, raportuar dhe arkivuar skedarët e ditarëve të ngjarjeve Windows në formate ditarësh EVT dhe EVTX
- Analizon të dhënat e ditarëve të ngjarjeve dhe gjeneron raporte për inspektime të pajtueshmërisë me rregullat
- Një depo qendrore për të dhënat e tua të ditarëve të ngjarjeve të Windows
- Zbulim i ngjarjeve të sigurisë së rrjetit si hyrje të dështuara, qasje në objekte, pastrim i ditarëve të inspektimit etj.
- Motor për ndërlidhjen e ngjarjeve i cili zbulon modele sulmesh në pajisjet e tua Windows dhe në pajisje të tjera të rrjetit dhe të lajmëron në kohë reale.
- Njohuri e integruar kundër kërcënimeve për të zbuluar dhe parandaluar ndërhyrësit në rrjet dhe përpunuesi i sinjalizimeve STIX/TAXII kundër kërcënimeve për të lajmëruar kundër IP-ve, URL-ve dhe njësive keqdashëse
- Monitorim për zgjidhjet me njohuri për kërcënimet e jashtme
- Përputhet me të gjitha versionet e Windows: Windows 2003 dhe 2008 server, Windows NT, Windows 2000, Windows XP, Windows 7 dhe Windows Vista
- Merr alarme në kohë reale kur ndodhin anomali në rrjetin tënd Windows.
- Opsione kërkimi të thjeshtë dhe të avancuar për të kërkuar ditarë të Papërpunuar te të dhënat e ditarëve të ngjarjeve të Windows
Veçoritë e Monitorimit të Ditarëve të Ngjarjeve të Analizuesit të Ditarëve të Ngjarjeve
Grumbullimi dhe Monitorimi i Ditarëve të Ngjarjeve

Për grumbullimin e ditarëve të ngjarjeve, ky softuer monitorimi i ditarëve të ngjarjeve nuk kërkon një agjent më vete që të instalohet në çdo pajisje nga e cila grumbullohen ditarët. Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve përdor teknologji të grumbullimit të ditarëve pa Agjentë që të mbledhë të dhëna nga ditarët e ngjarjeve të Windows.
Ditarët e ngjarjeve që grumbullohen, disponohen në panel bashkë me shifrat e bazuara te gabimet, mesazhet paralajmëruese dhe ngjarje të tjera specifike. Duke përdorur këto shifra, mund të shohësh të dhënat e ditarëve të Windows në vëllime në mënyrë të organizuar, duke i bërë të kuptueshme dhe të disponueshme për diagnostikimin e shpejtë të problemeve që kanë lindur brenda sistemeve operative Windows.
Monitorimi i Ditarëve të Ngjarjeve për Pajtueshmëri Rregullatore

Pajtueshmëria rregullatore është bërë prioriteti më i lartë për administratorët TI. Është shumë e rëndësishme për organizatat të zbatojnë udhëzimet për inspektimin e pajtueshmërisë rregullatore, pasi nëse nuk je në pajtim me standardet rregullatore, mund të pësosh ndëshkime të rënda. Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve u lejon administratorëve TI që të përmbushin kërkesat për pajtueshmëri rregullatore duke monitoruar dhe analizuar në kohë reale ditarët e ngjarjeve nga serverët dhe stacionet e tyre të punës Windows.
Me Analizuesin e Ditarëve të Ngjarjeve mund të gjenerosh raporte pajtueshmërie të parashpjeguara ose të parapërgatitura për ditarë ngjarjesh që të përputhen me inspektime të tilla si HIPAA, GLBA, PCI DSS, SOX, FISMA, ISO 27001/2 etj. Ky softuer për raportimin e pajtueshmërisë të ditarëve të ngjarjeve siguron gjithashtu një veçori tjetër me vlerë që të lejon të krijosh raporte të personalizuara për pajtueshmëri të re për të të ndihmuar të pajtohesh me aktet e reja rregullatore gjithnjë në rritje të së ardhmes që kërkojnë pajtueshmëri.
Hetim i Hollësishëm Ditarësh dhe Kërkim Ditarësh të Papërpunuar në të Dhënat e Ditarëve të Ngjarjeve

Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve bën një hetim të hollësishëm të ditarëve të ngjarjeve shumë lehtë duke të lejuar të përdorësh motorin e tij të fuqishëm të kërkimit për të kërkuar te ditarët e papërpunuar dhe të formatuar të ngjarjeve dhe në çast gjeneron raporte të hollësishme të bazuara në rezultatet e kërkimit. Tani administratorët e rrjeteve mund të kërkojnë ditarët e papërpunuar të ngjarjeve dhe të përcaktojnë saktësisht atë regjistrim në ditar që shkaktoi aktivitetin e sigurisë, të gjejnë kohën e saktë kur kishte ndodhur ngjarja përkatëse e sigurisë, kush e nisi aktivitetin dhe gjithashtu, vendndodhjen nga ku nisi aktiviteti.
Kjo veçori kërkimi në këtë softuer për monitorimin e ditarëve të ngjarjeve do të të ndihmojë të gjurmosh shpejt ndërhyrësin në rrjet dhe është shumë i dobishëm për autoritetet e zbatimit të ligjit që të bëjnë analizë të hollësishme. Ngushtoje kërkimin me funksionalitetin e fuqishëm për kërkimin e ditarëve të ngjarjeve të Analizuesit të Ditarëve të Ngjarjeve që të ofron një kërkim të lehtë, bazuar në ID ngjarjesh specifikë që kanë lidhje me politikën e kompanisë ose një lloj të veçantë ngjarjeje: gabim, paralajmërim, dështim apo kategori të përziera. Ditarët e arkivuar të Windows mund të importohen dhe mund të kryhet nxjerrje të dhënash për një incident sigurie duke kërkuar ditarët e papërpunuar të ngjarjeve.
Gjenerimi i Raporteve nga Serverët dhe Stacionet e Punës Windows

Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve përfshin disa raporte të parashpjeguara ose të parapërgatitura bazuar në ditarët e ngjarjeve të marra nga serverët dhe stacionet e punës Windows. Këto raporte të tregojnë hollësi, si hyrje të dështuara në sistem, dështime për të hyrë për shkak të fjalëkalimeve të këqija, kyçje të llogarive, përpjekje të dështuara për qasje në skedarë të sigurt, manipulim i skedarëve të sigurisë, tendencat e ngjarjeve etj. Duke përdorur këto raporte, administratorët mund të përcaktojnë lehtë përdoruesit e gabuar dhe pajisjet që nuk funksionojnë mirë, duke pakësuar kështu ciklin e trajtimit të problemeve.
Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve të lejon të përdorësh kritere të ndryshme për të gjeneruar raporte të personalizuara në pajisjen tënde Windows që gjeneroi të dhënat e ditarëve të ngjarjeve. Kriteret janë: Mesazh ditari, Përdorues, ID ngjarje dhe Lloji/Serioziteti i Ngjarjes.
Konfiguron Alarme në Kohë Reale te Serverët dhe Stacionet e Punës Windows

Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve gjeneron alarme në kohë reale për ditarë ngjarjesh, të cilat i lajmërojnë administratorët kur gjenerohet një ngjarje që përkon me një kriter specifik. Alarmet i ndihmojnë administratorët të monitorojnë në kohë reale serverë dhe procese kritike në rrjetin Windows.
Ti mund të përcaktosh se cili Server ose Stacion Pune Windows apo grup me pajisje Windows duhet monitoruar. Gjithashtu, mund të shkaktosh një alarm bazuar në ngjarje të gjeneruara me një lloj specifik ditari, ID ngjarjeje, mesazh ditari ose në seriozitetin e ngjarjes. Alarmet e ngjarjeve dërgohen në kohë reale me email, sms dhe nëpërmjet programeve të personalizuara që janë hapur në sfond
Veçori të tjera
Menaxhimi i serverëve të ditarëve të sistemit
Analizuesi i Ditarëve të Ngjarjeve grumbullon dhe analizon të dhënat e ditarëve nga serverët Linux/Unix që të sigurojë në çast raporte që ndihmojnë për të zbuluar sjellje të dyshimta, aktivitete anomale në ditarët e sistemit etj.
Analiza e ditarëve të aplikacioneve
Analizon ditarët e aplikacioneve nga serverët ueb IIS dhe Apache, bazat e të dhënave Oracle & MS SQL, aplikacionet DHCP Windows dhe Linux etj. Pakëson sulmet ndaj sigurisë në aplikacione me raporte & alarme në kohë reale.
Monitorimi i ditarëve të Active Directory
Monitoron të gjitha llojet e të dhënave të ditarëve nga infrastruktura e Active Directory. Gjurmon në kohë reale incidentet e dështimeve dhe krijon raporte të personalizuara për të monitoruar ngjarje specifike të Active Directory që të interesojnë.
Monitorimi i përdoruesve të privilegjuar
Monitoron dhe gjurmon aktivitetet e përdoruesve të privilegjuar që të përputhet me kërkesat e MIPP-së. Merr raporte të parapërgatitura për aktivitete kritike, si dështime për t’u futur në sistem, arsyen e dështimit për t’u futur etj.
Menaxhimi i serverëve të Printimit
Monitoron dhe inspekton serverin e printimit me raporte të detajuara për dokumentet e shtypura, tentativat për të shtypur dokumente pa lejen e duhur, shtypje të dështuara dhe shkaqet e tyre etj
Menaxhimi i pajtueshmërisë me TI-në
Pajtohet me kërkesat e rrepta të mandateve rregullatore, si PCI DSS, FISMA, HIPAA etj, nëpërmjet raporteve të parashpjeguara & alarmeve. Personalizon raportet ekzistuese ose krijon raporte të reja që të plotësojë nevojat e brendshme të sigurisë.
Të Nevojiten Veçori? Na Thuaj
Nëse dëshiron të shohësh veçori të tjera të përfshira në Analizuesin e Ditarëve të Ngjarjeve, do të dëshironim shumë t’i dinim. Kliko këtu për të vazhduar