Support
 
Phone Get Quote
 
Support
 
US: +1 888 720 9500
US: +1 888 791 1189
Intl: +1 925 924 9500
Aus: +1 800 631 268
UK: 0800 028 6590
CN: +86 400 660 8680

Direct Inward Dialing: +1 408 916 9892

Auditing

Inspektim në Kohë Reale i Pajtueshmërisë me TI-në

Organizatat që drejtohen nga një pajtueshmëri, tani duhet të mbështeten në sisteme të automatizuara të monitorimit të informacionit siç është ADAudit Plus. Këto sisteme bëjnë të mundur një kontroll të efektshëm të sigurisë së informacioneve, monitorim të vazhdueshëm e të plotë dhe shumë raporte inspektimi me konfidencialitet, integritet dhe saktësi maksimale. Ky softuer sigurie gjurmon veprimet e përdoruesve dhe qasjet / modifikimet e të dhënave që kërkohen për të përmbushur kërkesat e ndryshme të pajtueshmërisë, si SOX, HIPAA, PCI-DSS, FISMA dhe GLBA.

ADAudit Plus të siguron monitorim 24x7, alarme me email dhe raporte të parakonfiguruara që shihen lehtë. Me më shumë se 200+ raporte për të parë ndryshimet, pajtueshmëria nuk mund të jetë më e lehtë se kaq.

Inspektim në Kohë Reale i Pajtueshmërisë SOX

Akti Sarbanes-Oxley i vitit 2002 përcakton standarde strikte për të gjitha kompanitë në Shtetet e Bashkuara që kanë stoqe të tregtueshme publikisht. Ai nuk zbatohet për kompanitë private. Akti administrohet nga Komisioni i Sigurive dhe i Shkëmbimeve (KSS), i cili merret me pajtueshmërinë, rregullat dhe kërkesat. ADAudit Plus siguron një sistem të automatizuar me pajtueshmërinë SOX 302 / 404 për të garantuar sigurinë e rrjeteve të korporatave, monitorimin e vazhdueshëm të rrjeteve me alarme/raporte për sisteme të autorizuara / paautorizuara dhe qasjen e të dhënave për integritetin e të dhënave.

Disa Raporte për Inspektimin e Pajtueshmërisë SOX

Aktivitetet e Fundit të Hyrjeve të Përdoruesve | Dështime të Hyrjeve | Aktivitete të Shërbimeve Terminale | Kohëzgjatja e Hyrjeve | Ndryshime në Politikën e Njësive | Historiku i Hyrjeve | Menaxhimi i Përdoruesve | Menaxhimi i Grupeve | Menaxhimi i Kompjuterëve | Menaxhimi i OU-ve | Menaxhimi i GPO-ve | Veprimet Administrative të Përdoruesve | Të gjitha ndryshimet në Skedarë ose Dosje

Inspektim në Kohë Reale i Pajtueshmërisë HIPAA

HIPAA, Akti i Bartjes dhe i Përgjegjshmërisë së Sigurimeve Shëndetësore i vitit 1996, është një ligj federal që është ndryshim i Kodit të Të Ardhurave të Brendshme i vitit 1996. Ai u projektua për të përmirësuar mbartjen dhe vazhdueshmërinë e mbulimit të sigurimit shëndetësor në tregjet individuale e të grupeve.

Titulli–I Pajtueshmëria HIPAA - HIPAA mbron mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësit dhe familjet e tyre kur ata ndryshojnë ose humbin punën.

Titulli–II Pajtueshmëria HIPAA- Që të zbatohen dispozitat e Thjeshtimit Administrativ (THA), duhen vendosur standarde kombëtare për transaksionet elektronike të kujdesit shëndetësor dhe identifikues kombëtarë për siguruesit, planet e sigurimit shëndetësor dhe punonjës që merren me sigurinë dhe privatësinë e të dhënave shëndetësore.

Disa Raporte për Inspektimin e Pajtueshmërisë HIPAA

Të gjitha Ndryshimet në Skedarë ose Dosje | Menaxhimi i OU-ve| Menaxhimi i Kompjuterëve | Menaxhimi i Grupeve | Menaxhimi i Përdoruesve | Kohëzgjatje Hyrjeve | Aktiviteti i Shërbimeve Terminale | Dështimet në Hyrje | Aktivitetet e Fundit të Hyrjeve të Përdoruesve

Inspektim në Kohë Reale i Pajtueshmërisë PCI-DSS

PCI DSS zbatohet për çdo ent që ruan, përpunon dhe / ose transmeton të dhënat e mbajtësve të kartave. Ai ka të bëjë me komponentët teknikë dhe operativë të sistemeve të përfshira ose të lidhura me të dhënat e mbajtësve të kartave. Nëse biznesi yt pranon ose përpunon pagesa me karta, ai duhet të pajtohet me PCI DSS-në.

Disa Raporte për Inspektimin e Pajtueshmërisë PCI-DSS

Aktivitetet e Fundit të Hyrjeve të Përdoruesve | Dështimet në Hyrje | Aktiviteti i Shërbimeve Terminale | Historiku i Hyrjeve | Veprimet Administrative të Përdoruesve | Të gjitha Ndryshimet në Skedarë ose Dosje | Historiku i Hyrjeve në RADIUS (NPS) | Qasjet e Suksesshme për Leximin e Skedarëve | Ndryshime në Lejet e Dosjeve | Ndryshime në Parametrat e Inspektimit të Dosjeve

Inspektim në Kohë Reale i Pajtueshmërisë FISMA

Akti Federal i Menaxhimit dhe i Sigurisë së Informacionit (FISMA) kërkon nga agjencitë federale të japin siguri për informacionet e mbledhura ose të mbajtura nga ose për një agjenci; dhe për sistemet e informacioneve të përdorura ose të operuara nga një agjenci ose nga një kontraktor i një agjenci ose i një organizate tjetër për një agjenci të caktuar.

Disa Raporte për Inspektimin e Pajtueshmërisë FISMA

Aktiviteti i Shërbimeve Terminale | Dështime Lokale të Hyrjeve | Historiku i Hyrjeve |Menaxhimi i Grupeve | Menaxhimi i Përdoruesve| Veprimet Administrative të Përdoruesve | Menaxhimi i Kompjuterëve | Menaxhimi i OU-ve | Të gjitha Ndryshimet në Skedarë ose Dosje | Përpjekjet e Dështuara për të Shkruar një Skedar | Përpjekjet e Dështuara për të Fshirë një Skedar

Inspektim në Kohë Reale i Pajtueshmërisë GLBA

Akti Gramm-Leach-Bliley , i njohur edhe si Akti i Modernizimit të Shërbimeve Financiare, kërkon nga institucionet financiare – kompanitë që ofrojnë produkte financiare për konsumatorët ose shërbime si huatë, këshillat ose investimet financiare apo sigurimet – të shpjegojnë informacionet e tyre-t’ua tregojnë praktikat klientëve dhe të ruajnë të dhënat delikate. Ky akt zbatohet për huadhënësit jobankarë, ekspertët e pasurive të patundshme, brokerat e huave, disa këshillues financiarë ose të investimeve, mbledhësit e borxheve, përgatitësit e deklaratave të të ardhurave, bankat dhe siguruesit e shërbimeve të marrëveshjeve të pasurive të patundshme.

Disa Raporte për Inspektimin e Pajtueshmërisë GLBA

Ndryshime në Parametrat e Inspektimit të Dosjeve | Ndryshime në Lejet e Dosjeve | Qasjet e Suksesshme për Leximin e Skedarëve | Të gjitha Ndryshimet në Skedarë ose Dosje | Menaxhimi i GPO-ve | Menaxhimi i Përdoruesve | Menaxhimi i Grupeve | Ndryshime në Politikat e Njësive | Kohëzgjatja e Hyrjeve | Dështimet Lokale të Hyrjeve | Aktiviteti i Shërbimeve Terminale

ADAudit Plus i besuar nga