Qëllimi i ndërtuar për ekosistemet Microsoft.

ADManager Plus është një zgjidhje e bazuar në ueb për të gjitha nevojat e menaxhimit AD, Office 365, Exchange, G Suite, dhe Skype for Business/Lync, G Suite, dhe Office 365. Thjeshtëson disa detyra rutinë siparapërgatitje e përdoruesve, fshirjen e llogarive joaktive, dhe menaxhim NTFS dhe leje për ndarje. Ofron gjithashtu më tepër se 150 raporte të parapaketuara , duke përfshirë raportime për llogari joaktive ose të bllokuara të përdoruesit, licensa Office 365, dhe orën e hyrjes së fundit të përdoruesit, me opsione të integruara për të kryer menaxhimin drejtpërsëdrejti nga këto raportime. Përfshin një strukturë për të përshtatur rrjedhën e punës për ticketim dhe pajtueshmëri, dhe detyra AD të automatizuara rutinë si parapërgatitje të përdoruesit dhe heqja e të drejtës së përdorimit. ADManager Plus ofron gjithashtu aplikacione për iOS dhe për celularë Android.

  • Menaxhimi i Active Directory
  • Menaxhimi i Active Directory (AD) bëhet e thjeshtë dhe pa mundime me veçori të ndërtuara me qëllim për detyra që kryhen shpesh si krijimi i llogarive të përdoruesit në AD, Office 365, Exchange, G Suite dhe Skype for Business/Lync simultane; modifikimin e llogarive të përdoruesit, grupeve të sigurisë dhe shpërndarjes, kontakteve dhe kompjuterave. I përshtashëm, shabllonet për përgatitjen reaktive të llogarisë dhe për ri-përgatitje kthejnë krijimin dhe modifikimin e llogarisë AD në veprime të shpejta në një hap të vetëm, ndryshe nga veglat e ndërlikuara Microsoft si ADUC dhe PowerShell.
  • Raportimi i Active Directory
  • Biblioteka ADManager Plus përfshin më tepër se 150 raporte që marrin informacion të hollësishëm për çdo aspekt të AD me një klikim të vetëm të miut/mausit. Ato marrin të dhëna jetësore si përdorues joaktivë, me fjalëkalim të skaduar ose të çaktivizuar; kohën reale të hyrjes së përdoruesve, listën e shpërndarjes dhe grupeve të sigurisë e anëtarëve të tyre, NTFS dhe raportime për lejen e ndarjeve, raportime mbi pajtueshmërinë ((SOX, HIPAA, PCI, etj.). Është ngarkuar gjithashtu me një planifikues raportesh që gjeneron dhe dërgon me e email raportet e kërkuara të gjitha palëve në kohën e specifikuar.
  • Menaxhimi i Office 365 dhe Raportimi
  • ADManager Plus u ofron administratorëve luksin e menaxhimit dhe raportimit me lehtësi në Office 365- n e tyre të bazuar në cloud dhe në AD lokale, nga një konsolë e vetme. Ofron funksionin e krijimit të llogarive Office 365 për përdoruesit menjëherë ndërsa po krijojnë llogaritë e tyre AD, krijojnë llogari Office 365 për përdoruesit egzistues AD, caktojnë apo revokojnë masivisht licencat; menaxhojnë kutitë postare Exchange Online të përdoruesit, kutitë postare të bashkëndara, kutitë postare të dhomës, kutitë postare të pajisjes, kutitë postare të lidhura, etj.
  • Ofron gjithashtu bibliotekën e raporteve Office 365 e cila përfshin raporte mbi të gjithë, joaktivët, ata që nuk kanë hyrë asnjëherë dhe përdoruesit ActiveSync të aktivizuar, të përdoruesve të licencuar dhe të palicencuar, të dhënat e licencës, shpërndarjen dhe grupimet e sigurisë, të anëtarëve të tyre dhe kutive postare të bashkëndara. Të gjitha këto raporte mund të planifikohen gjithashtu të gjenerohen në mënyrë automatike dhe tu çohen me email përdoruesve të shumëfishtë në formate të ndryshme si CSV, PDF, HTML dhe Excel.
  • Menaxhim i G Suite dhe Raportimi
  • ADManager Plus ndihmon administratorët të krijojnë llogari përdoruesi edhe në G Suite, në të njëjtën kohë që po krijojnë llogaritë e përdoruesit në AD. Ofron gjithashtu funksionin e krijimit të përdoruesit të njëfishtë në G Suite, masivisht përmes importit CSV, dhe madje në mënyrë automatike. Ofron gjithashtu raporte të integruara për të marrë të dhëna rreth të gjithë përdoruesve G Suite, aktivë dhe të pezulluar. Këto raporte mund të gjenerohen automatikisht në kohën e specifikuar nëpërmjet planifikuesit të raporteve.
  • Rrjedha e punës e bazuar në miratimin e Active Directory
  • Rrjedha e punës ndihmon administratorët të thjeshtësojnë kryerjen e detyrave AD. Rrjedha shumënivelëshe e punës u mundëson administratorëve të vendosin hapa të ndryshëm si kërko, rishiko dhe zbato për operacione AD. Duke standardizuar procesin e kryerjes së detyrave AD ndihmohen administratorët të sigurojnë pajtueshmërinë me standardet IT dhe me rregulloret organizative. Ka të integruar një caktues detyrash dhe një njoftues që i lejon administratorët të vendosin rregulla për të caktuar automatikisht kërkesat teknikëve të përshtatshëm dhe tu dërgojë njoftime email në statusin e kërkesave AD të gjitha palëve. Rrjedha e punës ndihmon gjithashtu administratorët të organizojnë një sistem menaxhimi AD të bazuar në ticket.
  • Automatizimi i Active Directory
  • Administratorët mund të automatizojnë çdo detyrë të pavarur AD si rivendosja e fjalëkalimeve, ose aktivizo apo çaktivizo dhe zhblloko llogaritë, menaxhim të 365 licensave Office, madje dhe një rutinë komplete AD që përfshin një sërë detyrash që duhen kryer në intervale specifike, si Pastrim AD, që përfshin lokalizimin e përdoruesve joaktivë, çaktivizimin e tyre, duke i zhvendosur ata në një njësi të ndarë organizimi (OU), dhe duke i fshirë. Përveç veprimeve pa gabime, automatizimi i ADManager Plus kursen kohë dhe përpjekje.
  • Menaxhimi i Skype for Business/Lync dhe Raportimi
  • Përveç AD, administratorët mund të menaxhojnë gjithashtu dhe të raportojnë në mjedisin e tyre Skype for Business/Lync duke përdorur ADManager Plus. Ofron administratorëve funksionalitetin të krijojnë llogari përdoruesi në Skype for Business/Lync/LCS/OCS në njësh apo masiv, pikërisht ndërsa po krijojnë llogaritë e përdoruesit në AD. Për më tepër, i lejon administratorët të aktivizojnë, çaktivizojnë ose të fshijnë llogaritë e përdoruesit, të caktojnë, ricaktojnë, ose të fshijnë rregulloret e caktuara përdoruesve në mjedisin Skype for Business/Lync/LCS/OCS. ADManager Plus gjithashtu ofron raporte të parakonfiguruara që ju ndihmojnë të monitoroni përdoruesit e aktivizuar ose të çaktivizuar në organizatën tuaj.
  • Integrimet
  • Për të thjeshtuar menaxhimin AD, ADManager Plus bashkëvepron me aplikacionet e ndihmës teknike si ServiceDesk Plus, ServiceNow dhe Zendesk për të lehtësuar menaxhimin e llogarive AD të përdoruesit direkt nga bazat e të dhënave të veglës së ndihmës teknike, si Oracle dhe MS SQL për të krijuar automatikisht llogari përdoruesi në AD menjëherë sapo një regjistrim i një përdoruesi të ri shtohet në bazën e të dhënave, dhe aplikacionet SIEM.
  • Delegimi i Ndihmës Teknike nga Active Directory
  • Roli i sigurt i ADManager Plus dhe delegimet e bazuara në OU i mundësojnë administratorët të delegojnë në mënyrë të sigurt detyra AD për të ndihmuar teknikët e ndihmës teknike, jo-IT madje edhe përdoruesit pa përvojë teknike. Qasja e bazuar në profil tek veçoritë menaxhuese AD, bën të mundur që teknikët të kryejnë vetëm detyrat e deleguara në Ou-t e përcaktuara, duke e bërë kështu plotësisht të sigurt këtë delegim. Administratorët nuk kanë pse të harxhojnë kot kohën e tyre duke bërë detyra monotone apo të përsëritshme si rivendosje fjalëkalimesh dhe zhbllokim llogarish. Për më tepër, me integrimin e raportimeve të auditit të ndihmës teknike, është e lehtë të përfitojmë një gjurmim të auditit të të gjitha detyrave të kryera nga teknikët e ndihmës teknike.
  • Menaxhimi i Serverit të Microsoft Exchange dhe Raportimi
  • ADManager Plus ndihmon administratorët të menaxhojnë versione të shumëfishta të mjediseve të tyre Exchange (Exchange 2003, 2007, 2010, 2013 dhe Exchange Online) si edhe u heq ndjenjën e bezdisjes që shkaktonte vendosja midis konsolave dhe veglave të shumëfishta për të menaxhuar AD-t e tyre dhe mjediset Exchange. Administratorët mund të kryejnë detyra menaxhimi Exchange si krijimi i kutisë postare, modifikim, dhe migrim, menaxhim të të drejtave të kutisë postare, caktimin ose revokimin e Rregulloreve Exchange etj. për përdorues dhe grupe të shumëfishta, duke krijuar dhe menaxhuar shpërndarjen dhe shpërndarjen dinamike të grupeve e të tjera si këto. Detyrat specifike Exchange mund tu delegohen gjithashtu teknikëve të ndihmës teknike.
  • Me raportet specifike jashtë kutie të Serverit Exchange, ADManager Plus e bën raportimin Exchange të thjeshtë fare dhe komplet të bazuar në UI. Biblioteka e raportimeve Exchange përfshin raportime në kuti postare të aktivizuara nga përdoruesit, listë shpërndarje dhe anëtarësh, të dërgojë postë grupeve të aktivizuara, përdoruesve të aktivizuar ose çaktivizuar OMA/OWA/ActiveSync etj. Të gjitha këto raportime mund të gjenerohen gjithashtu në mënyrë automatike dhe tu çohen me mail përdoruesve të shumëfishtë në formate të ndryshme si XLS, PDF, HTML dhe CSV.
  • Aplikacionet iOS dhe Celulare Android
  • ADManager Plus ofron aplikacione iOS dhe celulare Android për të ndihmuar administratorët dhe teknikët AD të krijojnë llogari përdoruesi AD, të rivendosin fjalëkalimet e përdoruesit, të aktivizojnë, çaktivizojnë dhe të fshijnë llogaritë e përdoruesit dhe të kompjuterit, dhe të resetojnë kompjuterat, nga çdo vend, edhe kur janë në lëvizje.
  • Me një shtrirje të tillë të grupimit të veçorive për menaxhim dhe raportim nga një konsolë e vetme në Active Directory, Office 365, Exchange, G Suite, dhe Skype për mjedise Business/Lync, ADManager Plus ka vazhduar të jetë një aleat i besueshëm i administratorëve, në gjithë globin, në organizatat e të gjitha përmasave dhe vertikaleve!

ADManager Plus Trusted By